Emeritus Center ofron trainim të specializuar për përgatitjen e provimit TOEFL iBT dhe IELTS.
Përvec trainimit për provimet TOEFL iBT® dhe IELTS®, Emeritus Center ofron edhe kurse të gjuhës angleze për nivelet fillestare dhe mesatare.
Ekspertët tanë, profesorë universiteti të diplomuar në USA dhe Angli, ofrojnë një mësimdhënie mjeshtërore dhe bashkëkohore me përdorimin e gjerë të teknologjisë, përfshirë programe kompjuterike dhe materiale audio e video.
Ajo që e karakterizon metodologjinë tonë është zhvillimi I testimeve të mëdha ndërkombëtare, si TOEFL iBT® dhe IELTS®, në simulim të kushteve reale, e cila është praktika më e mirë që ekziston për një aplikant që ka synim pikë të larta në këto provime. Në fillim të kursit, çdo aplikant zhvillon një testim diagnostikues për të përcaktuar me saktësi nivelin e njohurisë së gjuhës angleze. Secili aplikant pajiset me një adresë email, si dhe kod personal për të pasur hyrje tek materialet e postuara në faqen web të kursit.
Në Emeritus Center punohet në bazë të matësve të nivelit të synuar të njohurisë së studentit, sic përkufizohen nga Kuadri i Përbashkët Europian i Referencës për Gjuhët* (CEFR). CEFR është rezultat i punës kërkimore të kryer në më shumë se dhjetë vjet nga gjuhëtarë të mirënjohur në 41 shtete anëtare të Këshillit të Europës.
Tabela më poshtë paraqet një krahasim të pikëve të fituara në TOEFL iBTme kategorizimin e Kuadrit të Përbashkët Europian (CEFR).
| Pjesët e TOEFL iBT | Numri Total i Pikëve | Pragu Minimal | |||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|
A1 |
A2 |
B1 |
B2 |
C1 |
C2 |
||
TOEFL iBT Total
|
0 – 120 |
57 – 86 |
87 – 109 |
110 – 120 |
|||
TOEFL iBT Lexim |
0 – 30 |
8 |
22 |
28 |
|||
TOEFL iBT Dëgjim |
0 – 30 |
13 |
21 |
26 |
|||
TOEFL iBT e Folur |
0 – 30 |
8 |
13 |
19 |
23 |
28 |
|
TOEFL iBT e Shkruar |
0 – 30 |
11 |
17 |
21 |
28 |
||
*Nivelet e njohurisë së gjuhës angleze sipas Kuadrit të Përbashkët Europian (CEFR) janë të shpjeguara më poshtë.


Niveli A1: Fillestar




Photo credit: United States Embassy 